[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekzekutimi i pagesave për bizneset, Bajrami ka një kërkesë për pronarët



Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka ftuar bizneset që t’i përditësojnë të dhënat në sistemin EDI të ATK-së për ekzekutimin e pagesës nga Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se nga 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.

“Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, tha Bajrami.

Kujtojmë se bizneset kanë përfituar në kuadër të Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Menu Title