.
×

Ekskluzive: Mozik ishte “boss” edhe kur jetonte në Kosovë, nuk ia prishte askush



Mozik dhe Loredana dikur ishin të njohur për muzikën që bënin por gjithçka u rrënua nga momenti kur shpërtheu skandali në shtetin e Zvicrës, ku  Loredana bashkë me Mozikë tash më çifti më i përfolur në showbizin jo vetëm kosovarë por edhe përtej kufijve u tha në një hulumtim të publikuar në gazeten e zvicërane se reperja 23 vjeçare dyshohet se ka mashtruar një çift zviceran duke u marrë atyre 700 mijë franga, ndërsa vëllai i saj 200 mijë. Nëse ajo shpallet fajtore, mund të dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burgim, shkruan Botapress.info

Por këtu problemi nuk është vetëm Loredana, dikush ia priu e ai është pikërisht Mozik tash edhe vet burri i Loredanes, dikur “ problematiku” Mozik ishte një “boss” në Kosovë, që të gjithë të rinjët ia kishin lakmi jetës luksoze që ai po e shijonte, por ajo që deri më tani nuk është bërë e ditur asnjëherë ka të bëjë me anën negative të Mozzik-ut, shkruan Botapress.info

Në foto që ka siguruar Botapress shihet vetë Mozik me disa qese me bari që është ilegale dhe që për mbajtje të tyre duhët të dënohët sipas ligjit të Republikës së Kosovës, por ky i fundit siç dukët ka vazhduar ta jetojë një jetë të tillë, duke mos ia prishur askush në Kosovë, foto të tjera të siguruar nga burimet e Botapress-it shihet Mozzik në një seancë në Gjykatë ku sipas burimit në fjalë “Mozzik-ut ju është kapur një armë me 30 fishek dhe pastaj është liruar brenda 24 orëve”, edhe pse Gjykata nuk ka folur asgjë për gazetën lidhur me këtë rastë se çfarë ka ndodhur totalish dhe si është zhvilluar kjo ngjarje, shkruan Botapress.info

Mozik siç duket adhuron të jetë një “ diller” pasi ai kishte publikuar dhe një këngë ku ia kushton kokainës në tërsi, problematikët Mozik dhe Loredana po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjës për luksin që ata po e jetojnë, por edhe pas gjitha këtyre skandaleve ende mbetet në pikëpyetje pasuria e tyre dhe prejardhja e pasurisë që ata e kanë, shkruan Botapress.info

Këtu mund ti shihni fotot: