.
×

Ekskluzive: Kosova, anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar



Nga burime të afërta me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, “Kurir” ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm të ekzekutivit të organizatës, të enjten, do të pranohet me vendim unanim, anëtarësimi i Kosovës.

Pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ka qenë temë e takimeve në katër vitet e fundit, mirëpo tani duket se ka ardhur koha kur do të marrim lajmin e shumëpritur.

Portali serb “Kurir” me shumë keqardhje e ka publikuar lajmin duke e quajtur si zakonisht “skandaloz dhe provokim për Serbinë, në periudhën e tensionuar pas ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë”.

Mirëpo, pengesat e serbëve janë të pafuqishme dhe Kosova do të pranohet si anëtare e re të enjten.