.
×

Ekskluzive: Ja votat e Kosovës për Topin e Artë



Kur kanë mbetur edhe pak ditë që FIFA do të publikoi fituesin e Topit të Artë, Portali Indeksonline ka siguruar votat e kapitenëve dhe trajnerëve nga Superliga e Kosovës në Futboll.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Manuel Neuer janë tre kandidatët që trajnerët dhe kapitenët e Superligës kanë patur rastin të japin votat e tyre në këtë garë. 3 vota për të parin, 2 për të dytin dhe 1 për të tretin janë mundësitë e dhëna për tre superyjet e futbollit botëror.

Në një garë të ngushtë me vota, Cristiano Ronaldo është i përzgjedhuri i Superligës të Kosovës për Topin e Artë. Ylli i Real Madridit i ka marrë 55 vota nga 12 votimet e trajnerëve dhe kapitenëve të Superligës. Neuer dhe Messi kanë marrë njëjtë vota, gjithsejtë nga 45.

Megjithatë Lionel Messit mos ti mbetet “hatri” nga ky votim sepse shtatë nga trajnerët e Superligës ndanë mendimin se Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë, por se Ronaldo ka patur vitin më të mirë nga lojtarët e tjerë.

Në vazhdim mund të shikoni të gjitha votat e trajnerëve dhe kapitenëve të Superligës të Kosovës në Futboll:

Feronikeli:

Trajner: Gani Sejdiu- (3 Neuer), (2 Ronaldo), (1 Messi)
Kapiten: Lapidar Lladrovci – (3 Neuer), (2 Ronaldo), (1 Messi).

Trepça 89:

Trajner: Fahredin Duraku- (3 Ronaldo), (2 Messi), (1 Neuer)
Kapiten: Beni Peci – (3 Ronaldo), (2 Neuer), (1 Messi)

Prishtina:

Trajner: Bylbyl Sokoli- (3 Neuer), (2 Ronaldo), (1 Messi)
Kapiten: Driton Krasniqi- (3 Ronaldo), (2 Messi), (1 Neuer)

Besa:

Trajner: Arbnor Morina- (3 Neuer),(2 Ronaldo), (1 Messi)
Kapiten: Mensur Duraku- (3 Messi), (2 Neuer), (1 Ronaldo).

Drenica:

Trajner: Tahir Lushtaku- (3 Ronaldo), (2 Neuer), (1 Messi)
Kapiten: Sami Genci- ( 3 Messi), (2 Neuer), (1 Ronaldo)

Vëllaznimi:

Trajner: Genc Hoxha- (3 Ronaldo), (2 Neuer), (1 Messi)
Kapiten: Robert Gjeraj- (3 Ronaldo), (2 Messi), (1 Neuer)

Drita:

Trajner: Afrim Shaini- (3 Ronaldo), (2 Messi), (1 Neuer)
Kapiten: Betim Syla- (3 Messi), (2 Neuer), (1 Ronaldo)

Istogu:

Trajner: Nazmi Rama- (3 Messi), (2 Ronaldo), (1 Neuer)
Kapiten: Elvis Gacaferri- (3 Messi), (2 Ronaldo), (1 Neuer)

Trepça:

Trajner: Ajet Shosholli- (3 Messi, 2 Ronaldo, 1 Neuer)
Kapiten: Shpetim Babaj- (3 Ronaldo), (2 Messi), (1 Neuer)

Ferizaj:

Trajner: Rexhep Murseli- (3 Neuer), (2 Ronaldo), (1 Messi)
Kapiten: Agron Istrefi- (3 Ronaldo), (2 Neuer), (1 Messi)

Hajvalia:

Ismet Munishi- (3 Neuer), (2 Ronaldo), (1 Messi)
Kapiten:Gëzim Gashi-(3 Ronaldo), (2 Neuer), (1 Messi)

Llamkosi:

Trajner: Bekim Shotani- (3 Ronaldo), (2 Neuer), (1 Messi)
Kapiten: Bahri Kera- (3 Ronaldo), (2 Messi), (1 Neuer)