.
×

Ekskluzive: Ja si nisi të shkatërrohej LDK-ja



“Transkripti i mbledhjes së 9 Marsit 2006 në Grupin Parlamentar të LDK-së-dokument zyrtar:  tribuna shqiptare// shkruan; Xhevat Rexha- Kështu u nis shkatrrimi i LDK-se

Fatmir Sejdiu: Nuk ka pasur askush qëllim që me këtë akt të bëjë një denigrim. Është biseduar me konsensus në Kryesinë e LDK’së. Një gjë e kam thënë atje, e po e them edhe këtu, le të më dëgjojë edhe Profesor Nexhat Daci. Ka pasur biseda, të cilat, thjesht, kanë insistuar që të mbështetet procesi si proces dhe të mos kemi pengesë vetveten në disa hapa për të lëvizur më shpejt. Nuk është akuzë e drejtpërdrejtë. Ka pasur edhe të tjerë, Profesor Daci e them këtë, të cilët në faza shumë kritike ju kanë sharë vazhdimisht monitorimet që na kanë ardhur, mund të jenë të qëllimta, gjithmonë na kanë vënë në një situatë tepër të rëndë të ballafaqimit me opozitën…. I dinë njerëzit përplasjet që kam pasur me ata njerëz aty, edhe me Veton Surroin, edhe me të tjerët. Kjo nuk nënkupton përjashtimin e Profesor Dacit nga radhët tona, jo largimin e tij për të shkuar, siç trumbetojnë gazetat, për të krijuar tash një parti të re politike…

Bexhet Brajshori: Do t’ju lusja, mos na sillni në aktin e votimit. Mora shembullin tim, për të treguar se shpesh mund të gabohet edhe në hapa, por proceset duhet ecur përpara.

Nimon Alimusaj:…. Nëse është ngatërruar ORA, që është partia më alergjike për mua, unë kurrë s’do ta kisha ngritur gishtin. ë secilit prej nesh. .

Naser Osmani: Ne përpara në LDK kemi marrë vendime edhe atëherë kur s’na kanë pëlqyer, sepse kemi marrë anën a partisë. Nëse ju kujtohet, është dashur që ta çojmë dorën edhe për Ramush Haradinajn, sepse na ka thënë partia që duhet ta votojmë Ramushin. Por, mbi të gjitha, unë si deputet, si Naser Osmani, nuk do ta kisha ngritur dorën kundër Nexhat Dacit.

Milazim Haliti: Në këto kohë nuk është dashur t’ bëjmë këto ndërrime. Deri më tash, askush, jo vetëm ne, por as qytetari i thjeshtë, nuk është bindur pse duhet të ndërrohet Kryetari Daci. Thuhet se është një vendim i vështirë dhe i domosdoshëm. Pse s’mund ta shpjegomë këtë domosdoshmëri? Është thënë se këtë po e kërkon Amerika. Tash po del se nuk po e kërkoka Amerika… Ne nuk jemi në gjendje ta kuptojmë pse ta bëjmë këtë ndërrim të kuadrove që i nominoi Presidenti Rugova, fytyrat më të ndritura të LDK’së, me një votë shumë të lartë të anëtarësisë së LDK’së. Mendojmë se po realizojmë një skenar dhe politikë që po e kërkon opozita. Po ja plotësojmë dëshirën ORA’s dhe Veton Surroit. Ne si deputetë të LDK’së, ka qenë e udhës që të bisedojmë për vërejtjet eventuale, ose për punët që s’po i bën mirë Nexhat Daci. A nuk mund të ulemi që ta bëjmë një vlerësim dhe ta japim një vërejtje, qoftë edhe me shkrim? T’i jepet mundësia Dacit për korrigjim, nëse ka gabuar ndonjëherë… Unë nuk e di që ka gabuar… Unë e di që herë pas herë ua ka prishur tymin ndërkombëtareve me disa deklarata, që mendoj se kanë qenë shumë me vend e të fuqishme. Ne gjithherë zotohemi se do ta vazhdojmë rrugën e Presidentit Rugova, do ta çojmë amanetin e tij në vend…. Athua, është kjo rruga e Rugovës? Ende nuk u bënë dy muaj dhe ende trupi nuk i ka pushuar mirë, e ne po u hyjmë këtyre punëve… Mendoj se ky vendim është shumë i ngutshëm, jo i qëlluar. Nuk mund ta ngris dorën për këtë ndërrim. Dhe. nuk do ta bëj këtë. Unë po e shoh se LDK e mori teposhtëzën prej këtij momenti… Pasojat e këtij vendimi – do t’i shohim gjatë zgjedhjeve. Nëse ne bëjmë këso largime, çka do të presim në zgjedhje? Do të tregojmë se jem parti jostabile… dhe për këtë elektorati do ta thotë fjalën e vet… Mendoj se kjo çështje duhet të shkojë në Këshillin e Përgjithshëm. Statusi i LDK’së duhet të respektohet. Të gjithë do ta pranojmë atje vendim, por jo në këtë formë. Pse votuan 15 vetë në Kryesinë e LDK’së? Natyrisht që votojnë, sepse është thënë se – ai që s’voton këtu, ai voton kundër Amerikës…

Mark Krasniqi: Unë po e vërej një përçarje në LDK. Kjo do të ishte një tragjedi për Kosovën Nëse kjo parti përçahet në grupe të ndryshme…

Eqrem Kryeziu: Është vendimi i Kryesisë së LDK’së për zëvendësim… Nuk kemi manipuluar me fraza…. Por ende besoj se Brukseli dhe Washingtoni e duan një gjë të tillë. Jo kundër Nexhat Dacit…

Lulzim Zeneli: Po flasim për një politikë që e udhëheq LDK që duhet të debatohet. Deri dje e kemi përqafuar çdo vendim të Presidentit Rugova dhe kjo ka qenë pa asnjë fije dyshimi. Dikush prej nesh kish deklaruar se Presidentin Rugova e kemi përkrahur edhe atëherë kur e ka pasur gabim… kjo është absurde. Z. Eqrem Kryeziu përmendi këtu plane e teste… Nuk është kjo zgjidhje. Testet e tilla, programet e tilla, artikulimet që ndodhin jashtë LDK’së, që fatkeqësisht LDK po bëhet argat, nesër do t’i shohim pasojat, të cilat do të jenë aq të mëdha sa nuk mund t’i paramendoni. Eqrem Kryeziu është aty pas vdekjes së Presidentit Rugova, duhet ta pranojmë këtë fakt. Qe pesë vjet, pas luftës, nuk ka marrë pjesë në Kryesi. Një vendim i tillë për zëvendësim nuk është i bazuar në argumente. Dhe, është test i rrezikshëm për LDK. Teste të tilla kurrë s’i ka përcaktuar as Presidenti Rugova, as vetë LDK. Ne e kemi pasur një politike konsistente, tash nuk e kemi. Ende nuk e kemi pranuar një fakt – se Presidenti Rugova ka vdekur.

Sabri Hamiti: Po më pëlqen se kur kam thënë unë, më keni anatemuar me këto. Jam shumë i lumtur çka po dëgjoj sot….

Fadil Geci: Po qiky qitu e ka varrosë Rugovën në Shqipni… Mosni, se është marre… Ta heqim Nexhat Dacin, turp i madh është ky. Po ju lutet që t’ia jepni edhe një javë. Qëllimi ynë është që të ecim bashkë. Pse të mos merremi vesh mirë? Naim Jerliu me u vetë në parti… Mosni se e morët në qafë veten…

Fadil Geci: Kujt po i ngutet para zgjedhjeve? Kujt, more, po i ngutet?

Fatmir Sejdiu: Ngadalë, Fadil…

Fadil Geci: O Profesor Sejdiu, punën e 16 vjetëve të Presidentit Rugova, ta ka shkërdhy’ para syve ai mjekrra (Rexhep Qosja)… dhe i keni rrahë shuplakë…

Fatmir Sejdiu: Mos, se nuk është ashtu….

Fadil Geci: Jo të kemi pa…. Mos kërkoni që të votojmë… e të ndahemi… Jemi një familje…”

Nga transkripti shifet kjartë se ma shumë ishte trysnia e Veton Surroit, dhe ndoshta SHIK ut që të largohej Nexhat Daci sesa kinse nga ambasadat e huaja. Dihet mirefilli se asaj kohe si nënkryetar i parë i LDKse ishte Z. E. Kryeziu, i cili kishte 5 vite që nuk fliste me Presidentin Rugova , dhe as që kishte marre ndonjihere pjese në mbledhje të Kryesise, por me ndihmen e Sejdiut dhe Hamitit, Z. Kryeziu mori timonin e partise pa asnji merite dhe filloi fillimin e fundosjese së LDKse.

Pas ketyre përbysjeve, rezultati dihet, LDK ja menjihere në zgjedhjet e radhës humbi totalishte, nga LDK ja tani më me inatin e Z. Daci u krijua nji parti e re e cila në fillim dukej e konsoliduar por me kohe kapitulloi sepse nuk e kishte mundesin te qebdronte karshi LDKse kur dihej se ishin po të të njejtes shtëpi. Problemi qëndron në atë se pas shkarkimit të Z. Daci nga pozita e Kryetarit të Kuvendit, grupi i Kryeziut dhe Sejdiut e bëri edhe puçin, dhe katrahuren e radhës kur në Kuvendin e VI mohoi 46% të përfaqesuesëve të anetaresise më ne krye perseri me Z. Daci, dhe kësaj radhe u lanë anash Degët më të organizuara të mergatës, ato të SHBA se dhe ajo e Zvicrres dhe Gjermanise, dhe kështu grupi apo klani Kryeziu-Sejdiu e dobesuan LDK ne deri në fundosje. Që pasojat e këtij grupi përqarës dhe egoistësh të jenë më të mëdha anëtaresise se LDKse me pa dëshire iu servua koalicioni me ata që ne LDK isteve na quanin tradhetar dhe udbash, shkurt u bë koalicioni i panatyrshem vetem e vetem që ky klani i siperpermendur të merrte pozita dhe të futej në tenderizem për pasurime personale. Gjatë periudhës së këtij koalicioni ndodhin edhe shumë gjëra që LDK ne e sillnin në pozita të mjerueshme, dhe shkurt PDK ja luante koqe më vet këta udhëheqesit e LDKse, here me Znazibarin e here me atë se kur u lexua deklarata Kushtetuese e rishpalljese së pavaresise që normalishte ate duhej ta bente sipas pozitës presidenti, nuk u lejua nga Hashim Thaqi duke e lexuar ai vet dhe duke rrah gjoksin se ja une Hashim Thaqi e shpall Koosven shtet…..?!

U desh të thuhën të gjitha këto pëer të ardhur edhe të disa aspekte me të cilat edhe sot ballafaqohet LDKja edhe pse duket te jete shumë më mire e organizuar prej se ka ardhur në krye si lider Z. Isa Mustafa, i cili duhet thëne haptas se nuk pritej asnjihere që Z. Mustafa si ish minister i Republikes dhe njiherit i kabinetit Bukoshi do të ulej në këtë post, por ja që rrethanat dhe vet disa paraqitje te tija ato vite kunder PDKse dhe vet H. Thaqit e krijuan nje opinion se më i mire po del ky njeri sesa disa figura të forta dhe te njohura te dikurshme si LDK iste.

Duke mos dashur te ndalem rreth vet personalitetei në të kaluarën të Z. Mustafa si ish minister, une dua të them se momentalishte LDK ja lka nje ecje shume më të mire sesa gjer më sot që nga tundosjet e saj si pasoje e klanit te asaj kohe te pas Kuvendit te VI, por edhe në keto rrethana brenda LDKse ende jane aktiv disa figura që e pengojne shtrirjen dhe ngritjen e numrit të njerezve që duan te jene pjese perseri e strukturave dhe vet kierarkise si njerez qe e duan me zemer LDK ne rugoviane. As sot e gjithe ditën nuk po lejohet që të afrohen edhe kuadrot që ishin me Z. Daci, as sot e gjithë ditën disa ende të fuqishëm nuk po deshirojne që në LDK t¨üe ketë frymë të vërtet demokratike, duke shantazhuar dhe duke bërë pengesa të llojsllojshme që mos të futen ekspert dhe profesioniste me moshë të re që kanë kapacitete , moral dhe besa guxim të ballafaqohen haptas edhe me kundershtarët polituik të partive të dajakut. Sot në LDK do duhej të mendohej haptas dhe me ndërgjegje se a ka ardhur koha që disave tu thuhet haptas se boll kanë qëndrue në LDK, duhet të falenderohen për angazhimet e tyre te gjertanishme, pro edhe duhet te u thuhet se viteve te fundit kanë bërë gabime dhe kanë luhatur besimin edhe te anëtaresia e LDKse.

Do sihte vërtet madhore, njerezore, morale dhe shumë e përgjegjëshme qe disa kuadro të LDKse mos të lejojne vetën të jene më kandidate për zgjedhje të ardhshme si ato lokale që do mbahen këtë vit dhe sia ato nacionale që munde te mbahen kur tia dojë qefi H. Thaqit! Shumë simpatizues dhe anetare të LDKse gjithnji e shtrojne një qështje të diskutuar, dhe janë të prerë në emndime se asesi nuk duhet lejuar që në lista si kandidateë të gjinden ata apo ato që kane humbur me radhë në zgjedhjet e kaluar duke lejuar që LDKja të ketë vetëm 5 apo 6 komuna në udhëheqje, por duhet kandiduar ata që kane fituar heren e fundit dhe duhet caktuar kandidate te rinje, njerez me moshe te re por me përgatitje profesionale, intelektuale, morale, jo të shantazhuar dhe jo frikacak siç janë mjreishte shumica e kudrove të sotëm. Do të ishte vërtet e morlashme që kuadrot e caktuara, pa ua mohuar bagazhin e tyre piolitik dhe kombetar në të kaluarën, siç janë S. Hamiti,

  1. Kryeziu, L. Haziri, N. Jerliu, S. Hyseni, L. Zharku e dosido T. Sahatçija e V. Surroit, dhe disa te tjere të leshojne rrugën për energji të reja dhe për ripërtirje. Ka nga këta që fatkeqesishte koheve te fundit janë duke mbjellur pakënaqesi brenda vet Ldkse, disa sillen si të ishin vet PDK ista, dhe shpesh me sjelljet e tyne po fusin huti të shumta te rugovistet se athue a janë edne në LDK apo mos e kanë bishtin dikah tjetër, shkurt ka ardhur koha që gjëtrat te thuhen me emra. Ne sot e duam një organizim të LDKse për të miren e qytetareve, në LDK duhen njerëz pa etiketa dhe të pa shantazhuar nga ndonji aferë apo forma të tjera nga të cilat do të ketë dëme edhe vet ecja e LDKse. Në LDK duhet të fuqizohen dhe duhet të ju ipet mundesia që të jenë në vendimmarrje ata që fitojne votat, ata që në komunat e tyre ruajtën me dekada votën deh sot e gjithë ditën janë duke udhëhequr me ato komuna. Ata të cilët koketojnë me kundërshtarët e egër politik, pra me partite e tejra që me pas mundësi do e zhbënin nga faqja e dheut LDK ne, ata duhet vërtet të jenë sa më larg nga LDK ja.

Ata që lejojne të jenë pjesmarrës nepër konferenca, simpoziume, tubime e lloje të tjera të mbeldhjeve ku shahet dhe fyhet Presidenti Rugova, ata duhet të largohen nga LDK ja. Ka të tillë që sot dalin edhe kundër forcimit të ligjit në Kosovë, ka të tillë qe me letra të ndryshme bëjnë presione mbi EULEX in e KFORIN se kinse po e dëmtojnë drejtesin në Kosovë duke akuzuar e duke burgosur njerëz që janë të akuzuar për krime dhe korrupcion, e të tillët duhet te jenë larg dhe jashtë LDKse, nëse aso kohe kinse qenka dashte te largohej Z. Daci se kundershtonte UNMIK un me plotë drejte, atehere ata që akuzojne EULEXin se po na e ruan rendin dhe ligjin në Kosovë ata janë të rrezikshëm.

LDK së i duhet ripërtrirje, i duhet gjenerata e re, i duhet tru i mbushur me ide dhe dije të kohes, i duhen njerez të kalibrit që sot e kuptojne edhe globalkizimin boteror e lëre me Kosoven, shkurt ne LDK duhet te kete riformatime dhe rifreskime të shëndosha, pa këto nuk ka ecje përpara, dhe une i dergoi të fala Kryetarit Mustafa qe me sa shifet e ka nje simpati dhe nji respekt nga rinia e Kosoves, që të bëje më shumë në këte drejtim deh mos të legeshtohet nga ata që nuk po e lejojne apo po e pengojne, perkundrazi edhe ky do ta pësoi si Daci. Sot mjerishte në LDK ka njerëz që ditën janë kinse në LDK ndersa gjumin e bëjne në një shtrat me PDK, dua ta ceki për në fundë se pse e thashe që ata që koketojne me kundeshtaret poltiik duhet vërtet të largohen sa më parë, ngase e kam ende të frteskët një manifestim kushtuar dëshmorëve që është mbajtur në mars të vitit 2006, pra dy muaj pas vdekjese së Presidentit Rugova, ku flitej për deshmorete dhe aty ishte edhe Presidenti i posazgjedhur Z. F. Sejdiu dhe gjithzashtu si referues ishte edhe anmiku apo ai që ia deshironte vrasjen dhe vdekjen Presidentit Rugova Rexhep Qosja, dhe kështu pati rrjedhur ai tubim në Prishtine para kamerave të RTK së:

Citat nga opinioni i Z. Tanush Aliu: “Derisa Fatmir Sejdiu, presidenti i Kosovë në ceremoninë përkujtimore për Ditën e Dëshmorëve me asnjë fjalë nuk e përmendi Dr. Ibrahim Rugovën, në anën tjetër; Rexhep Qosja gjersa e shante, e fyente edhe për se vdekuri Dr. Rugovën, z Sejdiu i duartrokiste me aq afsh. Ndoshta dikush do të “arsytonte” se ajo mbrëmje ishte kushtuar dëshmorëve? Po, të gjithë e dimë se Dr. Rugova nuk ishte asnjëherë kundër dëshmorëve e as kundër Familjes sëJasharajve. Të gjithë në Kosovë, pa marrë parasysh qasjet politike, ideologjike, lokaliste, partiake dhe deri tek qasjet individuale egoiste nuk ka qenë, e as që është kundër familjes Jasharaj. Gjithë Kosova e trojet shqiptare në tërësi kanë respekt për personalitetin e Shaban Jasharit me të bijtë Ademin dhe Hamzën. Andaj nuk do të ishte për turp, e as për t´u frikësuar nëse z. Sejdiu në fjalimin e vet ta përmendte se Dr. Rugova, si President i Kosovës, Adem Jasharin e ka dekoruar me titullin Hero i Kosovës.

E gjithë kjo ndodhi jo pa qëllim…Kulmin e një fyerje që ju bë Dr. Rugovës si personalitet dhe Fatmir Sejdiu si President i Kosovës dhe anëtar i LDK-së, ishte kur Rexhep Qosja në vend që t´u kushtonte atë mbrëmje fjalimin dëshmorëve, ai fund e krye kishte shkruar një pamflet për ta shfry mllefin e tij kundër Dr. Rugovës në veçanti, e kundër LDK-në, në përgjithësi. E gjithë fyerja, sharja, ofendimet ndodhen në prezencën e Z. Sejdiu dhe disa anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Çuditërisht, të gjithë e kanë shikuar, pasi edhe kameramani i RTK-së, jo pa qellim, i drejtonte kamerën Sejdiut që ta shikojnë të gjithë shqiptarët, e sidomos “komisarët e prrojeve” se me çfarë afshi ai po i duartroket fyerjeve dhe sharjeve që po ia bëjnë personalitetit të Dr. Rugovës. “

E pra të kemi kujdese ne si LDK ista, te kemi edhe trimeri që ta themi të vërtetën, se përndryshe edhe historine do te na e shkruajne argatet e Rexhep Qosjese, dhe dihet mirefilli se nese ata e shkruajne historine atehere do ta fusin LDK ne dhe Presidentin Historik Ibrahim Rugova ne rrethin e “tradhëtareve”, e ne e kemi për obligim që tu themi disa dallkaukëve të LDK së, mjafte më, mjafte na shkaterruat, andaj nuk na duheni dhe shkoni sa më larg nga LDK ja…

Në fundë një mesazh për Kryetarin e LDK se; keni kujdes i nderuar dhe meruni me brumin, merruni me qështjet që i duhen organizimit dhe strukturimit të LDKse, hapni dyert për ata që e duan LDKne dhe të ardhmën e mire të gjeneratave tona, ju ofroni mundësi edhe atyre që po ju presin te dera dhe jane të gatshëm të jenë argate të LDKse për të miren e saj dhe vet Kosoves, mos i injoroni ata që po ju dërgojne lutje që të jenë të angazhuaar në LDK. Hapi dyert edhe për të gjithë ata që me sa u pa edhe nga procesverbali nuk e deshen shkaterrimin e LDKse por edhe asaj kohe e deshen respektimin e statutit dhe programit, dhe me padeshire shkuan me Z. Daci, por ka kohë që po presin të ju ipni sinjalin dhe të jene në shtëpine e tyre të përbashkët, na duhen ata se vërtet kanë mundesi dhe aftesi të jene edhe atat në ecje me LDK ne, keni kujdese i nderuar Kryetar se nese nuk ofroni energji te reja dhe profesinaliste në LDK, do të mundë të ju perseritet skenari i Z. Nexhat Daci, ngase në LDK janë ende të tillët të gatshëm që si hijenat tia marrin edhe luanit gjahun.