.
×

Ekskluzive: Ja çka tha desidenti kroat Ante Bushiq për “hajnat” e rinj të shtetit kroat?



 

Korrupsioni, plaçkitja, pasurimi brenda natës nuk është vetëm fenomen “kosovar”. Diçka e tillë ka ndodhë te të gjitha vendet e lindjes dhe te ish-republikat jugosllave pas rënies së komunizimit.

Një dukuri të tillë e kishte paraparë edhe desidenti kroat Ante Bruno Bushić, i cili u vra në Paris më 1978 nga shërbimi sekret jugosllav UDB-a.

 

Ja një deklaratë e tij që parashihte zhvillimet në Kroaci pas rënies së komunizmit:

 

 

Në emër të cilit flamur e kanë vjedhë shtetin këta makro hajnat tanë edhe atë plot 10 vjet.?

 

Ante Bruno Bušić, disident kroat i vrarë në Paris më 1978 nga shërbimi sekret jugosllav UDB-a

 

“Kur të çlirohemi nga robëria serbe dhe të krijojmë shtetin tonë do ta shihni se si do të vjedhin këta tanët. Secili gjatë shekujve na ka vjedhur e plaçkitur, por më e tmerrshme do të jetë kur të na vjedhin këta tanët, dhe kur t’ia shesim pasurinë tonë rrotave të s’amës nga e gjithë bota dhe makro- vjedhësve.

Do të vërsulen kundër nesh sikur shpendë grabitçarë. Atëherë pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme do të jetë:

– si të shpëtojmë nga njerëzit tanë”?

 

E përgatiti Llukman Halili