.
×

Ekskluzive: Isa Eminhaziri lojtar i Malishevës



Isa Eminhaziri është njëri ndër sulmuesit më të dalluar në futbollin kosovar. Ai në të kaluarën ka luajtur për disa skuadra të ndryshme në Superligë, ku ka shënuar shumë gola dhe i ka ndihmuar skuadrat respektive në objektivat e tyre.Sipas burimeve të GazetaBlic, Isa Eminhaziri është transferi më i ri skuadrës nga Liga e Parë, KF Malisheva. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet nesër.

Malisheva është një nga pretendentët  për inkuadrim ne Superligë, gjithashtu një nga klubet me të organizuara në këtë nivel garash, kurse transferimi i sulmuesit Eminhaziri mund të jetë një fuqi e shtuar në repartin e sulmit dhe në relizimin e objektivit të tyre drejt inkuadrimit në Superligë.