.
×

Ekskluzive: E konfirmon Milaim Zeka, Komunikatën nr.59 kundër Gani Gecit e ka shkruar me dorën e vet Hashim Thaçi



 

Botapress, 11 Korrik- Ka vazhduar edhe më tutje  kërkesa e Vëllezërve Geci për zbardhjen e të vërtetës së Komunikatës nr.59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së më të vitit 1998 në të cilën janë thënë shpifje nga më të rëndat për Gani Gecin dhe vëllezërit e tij.

Sot përsëri Fadil Geci, ish- deputet i Kuvendit të Kosovës ka zbardhur detaje të kësaj komunikate nga Milaim Zeka i cili ka konfirmuar se kush e ka shkruar këtë komunikatë, shkruan Botapress.info.

Ja postimi i Fadil Gecit në Facebook:

Të nderuar qytetarë të  Republikës së Kosovës edhe sot me datën 11.07.2018 në orën  16:13 kemi marr konfirmim të fuqishëm nga gazetari dhe deputeti Milaim Zeka, se komunikatën nr.59 në emër të shtabit të përgjithshëm  të UÇK-ës e kundër  vllaut tonë Gani Gecit dhe familjes sime e ka shkruar me dorë të vet Hashim Thaçi.Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir LimaKomunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim   Thaçi.Sipas Milaim Zekës,Hashim Thaqi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po du me ja fut“. Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konfirmuar të njejtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi.Tani e tutje me personin që e ka shkruar Komunikatën nr.59 në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të  ballafaqohemi në të gjitha instancat gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.Unë Fadil Geci disa ditë pas publikimit të kësaj komunikate (në fund të 1998-ës) kam shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë dhe kam kërkuar nga Haxhi Thaçi që të kontaktoj djalin e tij Hashim Thaçin dhe të sqarohemi se  çfarë argumentesh ka për vëllaun tim dhe kush e ka shkruar këtë komunikatë.Vëllau i Hashim Thaçit, Gani Thaçi më ka thënë  se do të kontaktojmë brenda një muaji dhe do të përgjigjemi, por nuk u përgjigjën kurrë.Për familjen tonë dallimi në mes të atij që e ka shkruar komunikatën nr.59 dhe Sllobodan Millosheviqit është vetëm gjuha, Millosheviqi fliste serbisht  ndërsa shkruesi i komunikatës fliste shqip dhe mendonte serbisht.