.
×

Ekskluzive: Dy familje shqiptare ikin nga Siria, kanë frikë të kthehen në Kosovë  



Janë së paku dy familje kosovare, gra dhe fëmijë të xhihadistëve kosovarë që kanë arritur të largohen shëndosh e mirë nga Siria, mirëpo kanë frikë të kthehen në Kosovë nga ideja se mund të arrestohen.

Mësohet se këto gra dhe fëmijë momentalisht janë në Turqi, ndërsa janë në mëdyshje nëse duhet të kthehen në Kosovë apo jo.

Policia e Kosovës nuk ka pranuar të komentojë këtë informacion por bën me dije se gratë dhe fëmijët e xhihadistëve kosovarë nuk duhet të kenë frikë të kthehen nga Siria në Kosovë.

“Policia e Kosovës, gratë dhe fëmijët i konsideron si viktima të manipuluara që kanë shkuar në Siri dhe që janë të ekspozuar ndaj një rreziku shumë të madh, dhe qëllimi jonë, vazhdimisht është që t’i kthejmë gratë dhe fëmijët në Kosovë”, ka thënë Fatos Makolli, Drejtor i Anti Terrorizmit në Policinë e Kosovës për Indeksonline.

Luftëtarë të Shtetit Islamik

Gratë dhe fëmijët e atyre që kanë shkuar në Siri, kryesisht të detyruara nga bashkëshortët e tyre nuk konsiderohen rrezik për rendin kushtetues të Kosovës, prandaj rikthimi i tyre në Kosovë nuk nënkupton arrestim të menjëhershëm.

Javëve të fundit Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona përfshirë edhe 11 hoxhallarë të Bashkësisë Islame të Kosovës me akuza që përfshinë edhe shtytjen e të tjerëve në vepra terroriste dhe rrezikim të rendit kushtetues të Kosovës.

Mirëpo, Policia e Kosovës kryesisht ka në shënjestër vetëm ata që janë të përfshirë në luftime direkte, në krime apo në nxitjen e të tjerëve për të shkuar në Siri e këtu nuk përfshihen gratë që konsiderohen se nuk kanë bërë zgjedhje për të shkuar në Siri dhe fëmijëve të cilët nuk janë të vetëdijshëm se ku po dërgohen.

“Policia e Kosovës në këto raste nuk ndërmerr masa ndaj personave që s’janë të përfshirë në krime ose në luftime direkte, por i konsideron viktima andaj edhe ofron çdo asistencë për kthimin e tyre të sigurte në vend, ky është qëllimi ynë”, thotë për Indeksonline, Fatos Makolli.

 

Erjon Abazi në Siri

Jo zyrtarisht mësohet se janë dhjetëra gra dhe fëmijë të vegjël të xhihadistëve kosovarë janë dërguar në Siri. Një nga rastet më të rënda është ai i Erjon Abazit 8 vjeçar, i cili është kidnapuar nga babai i tij pasi ka shkuar në Siri për të luftuar krahas Shtetit Islami