.
×

Ekskluzive: Dafina Zeqiri vozit Audi Q8 me çmim 88 mijë euro



Këngëtarja, Dafina Zeqiri ka të ardhura të shumta nga projektet e saj muzikore. Ajo në të njëjtën kohë edhe shpenzon në videoklipe, veshje e pushime, shkruan GazetaBlic. Kur flasim për veshje, këngëtarja ka shije dhe të gjithë e dimë se vishet bukur në të njëjtën kohë edhe kushtueshëm.

Por krahas këtyre, artistja paska shije edhe në makina me çmim luksoz. GazetaBlic, ka siguruar fotografi të veturës që ajo vozit.

Dafina Zeqiri, u pa sot rrugëve të Prishtinës me makinën Audi Q8. Sipas hulumtimeve, kjo veturë kushton hiç më pak se 88 mijë euro.Më poshtë mund të shihni, makinën e Dafina Zeqirit dhe në të njëjtën kohë çmimin e veturës.