.
×

Ekskluzive : Astrit Mehmetit “Llepotës” i gjenden maska e radio lidhje, Policia e Prokuroria e lirojnë



Të dielën e 3 nëntorit të këtij muaji policia e Kosovës gjatë një kontrolle rutinore ka ndalur Astrit Mehmetin të njohur me nofkën “Llepota” ku gjatë kontrolles e sipër atij i janë gjetur maska dhe radiolidhje.Përveç radiolidhjeve dhe maskave “LLepotes”, që kanë qenë i shoqëruar edhe me disa persona të tjerë i janë gjetur edhe disa kamera dhe gjësende të tjera.E tërë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 30 minuta në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ( 3 nëntor 2019).

Burime të Gazeta Blic kanë rrëfyer se si Astrit Mehemti 47 vjeç është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë dhe pas disa deklaratave i njëjti është lënë I lirë.Madje sipas këtyre burimeve është tentuar që ky rast të mbahet i fshehur dhe mos të hapet fare rast.Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrën për media të policisë së Kosovës në Prishtinë e të cilët kanë konfrimuar këtë rast duke dhënë edhe detaje shtesë.

Sipas zyrtarëve për media nga kjo zyrë gjësendet që I janë gjetur Astrit Mehmetit janë sekuestruar nga ana e zyrtërev të policisë së Kosovës.

“Sa i përket pyetjeve tuaja ju njoftojmë, se ne rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me datën 03 nëntor 2019, rreth orës 23:30, është ndaluar nga ana e policisë dhe është shoqëruar në stacion policor personi në fjalë. Të njëjtit i janë sekuestruar një radiolidhje dhe një maskë”, thuhet në përgjigjen që kjo zyrë i ka kthyer Gazeta Blic.Por përveç maskave dhe radilodhjeve njësitet policor kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një palë dana në vendin e njëjtë që dyshohe tse janë hedhur nga dy persona të tjerë e të cilët kanë arritur t`i ikin pjesëtarëve të policisë.

“Po ashtu në lokacionin e njëjtë janë gjetur dhe sekuestruar një palë dana që dyshohet të jene hedhur nga dy persona të tjerë, të cilët kanë arritur t’i shmangen policisë”, thuhet në përgjigjet e zyrës për media të policisë së Kosoëvs, rajoni për Prishtinën.Por pavarësisht maskës, radiolidhjeve, kamerës , danave e gjësendeve të tjera, Mehhmeti është lënë i lirë nga ana e prokurorisë së Kosovës.

“Pas intervistimit nga ana e policisë, personi në fjalë me urdhër të prokurorit është liruar, ndërkohë që provat dhe raporti informues i përpiluar nga ana e policisë është dorëzuar në Prokurorinë përkatëse”, thonë nga zyra përmedia e policisë në Prishtinë.Pak ditë më vonë Astrit Mehemti I shoqëraur edhe nga disa peroan të tjerë dyshohet se janë përfshirë në një gjuajte me armë zjarri në diskotekën “Duplex” ku si pasojë kanë mbetur katër persona të plagosur nga amrët e zjarrit.Për këtë rast sipas policisë së Kosovës hetime janë duke vazhduar, por që deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, pavarësisht se e tërë ngjarje është filmuar nga kamerat e diskotekës në fjalë.Astrit Mehmeti është njohur në Prishtinë edhe për disa “telashe” të tjera që ka pasur në kafiteritë më të frekouentuara në kryeqytet.Nuk dihet nëse ai gjendet në Prishtinë apo pas rastit të së premtes (rasti Duplex) ai është arratirur.Gjithçka që dihet deri tani është se njësitet e krimeve të rënda të policisë së Kosovës janë në kërkim të tij.