.
×

Ekskluzive: Armend Rexhepagiqi rikthehet në muzikë, vjen në bashkëpunim me Tunën



Tuna rikthen Armend Rexhepagiqin në këngë pas shumë kohësh. Tuna po sjell album gjatë këtij muaji. Këngëtarja ka vendosur të punojë në një projekt gjigant që po e sjell në muajin mars. Tuna ka bërë gati një album me këngë të reja dhe për të ka bashkëpunuar me artistë, kompozitorë e tekstshkrues më të mirë të vendit.

Por, më e veçanta e këtij albumi është padyshim rikthimi në muzikë i artistit Armend Rexhepagiqi.  Siç mësohet, në album do të ketë një bashkëpunim mes Tunës dhe Armendit, këngë kjo që padyshim pritet të jetë ndër këngët më të veçanta të albumit.

Albumi do të ketë emrin ‘Fortuna’ dhe do të përmbajë gjithsej shtatë këngë të reja.

Ai do të publikohet më 8 mars.