[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekonomia globale në recesion rekord për shkak të pandemisë



Botapress 12 Gusht – Kriza e koronavirusit të ri shkaktoi një tkurrje të paparë në pjesën më të madhe të ekonomive kryesore globale në tremujorin e dytë. Gjermania, ekonomia e parë europiane, më pak e goditur nga COVID-19 sesa fqinjët e saj, regjistroi një rënie me -10,1% të PBB-së së saj në T2, pas një rënie prej 2% në T1.

Franca, e cila vendosi një bllokim më të rreptë se Gjermania, raportoi një rënie të PBB-së me -13,8% në pranverë, pas – 5,9% midis janarit dhe marsit .

Italia, e cila përjetoi rritje të dobët para krizës shëndetësore dhe rajoni më i pasur i së cilës, Lombardia, u bë epiqendra europiane e COVID-19 për disa javë, hyri në recesion me një rënie të PBB-së prej -5,4% në T1, pastaj me -12,4% në T2.

Ekonomia e Spanjës u tkurr me -18,5% në T2, pas -5,2% në T1, me një rënie prej 60% të të ardhurave nga turizmi në pranverë dhe një rënie prej më shumë se një e treta në eksporte.

Britania e Madhe po vuan recesionin më të keq në Europë. PBB-ja e saj ra sot me 20,4% në T2, pas -2,2% në T1.

Në SHBA, ekonomia më e madhe në botë, rënia ishte 9,5% në T2, pas një rënieje prej 1,3% në T1.

Menu Title