.
×

Ekipi skocez shkarkon trajnerin për Kamberin



Është futbollisti nga Kosova, i cili luan për ekipin skocez, Hibernian, Florian Kamberi arsyeja pse është shkarkuar trajneri i këtij ekipi, Neil Lenon.“Dashuria mes Flo dhe Neils ka përfunduar. Ishte Neil arsyeja pse Flo ju bashkua Hibs, ndërsa sot, Flo është arsyeja pse Neil është shkarkuar nga detyra e trajnerit”, shkruajnë mediat skoceze. Hibernian ka kaluar neper një formë të dobët 3 muajit e fundit, përveç mungesës se rezultateve, shpeshherë është raportuar edhe për probleme brenda ekipit, ku cak kryesor kanë qenë sulmuesi Kamberi dhe trajnerit Lenon, sa që ky i fundit e kritikuar edhe publikisht talentin shqiptar për mos shënim të golave. Por, jo vetëm kaq disa herë është raportuar se stafi i trajnerit i ka kërkuar Kamberi të bëjë gjithçka që të fitoj ndeshjet, përndryshe ata(trajneri me stafin e tij) do e humbin vendin e punës. Kjo si duket ka ndikuar edhe ne formën e Kamberit, i cili që nga nëntori ka shënuar vetëm 4 gola, por mbi gjitha gjatë gjithë kësaj kohës ai ka heshtur, Kamberi mësohet se ti ketë thënë stafit drejtues të ekipit dhe trajnerit, se ka nevojë për mbështet në loje, nuk mund ta fitoj lojën i vetëm. Kulminacioni i gjithë kësaj drame arrihet të premten , kur trajneri Lenon ka filluar të akuzoj lojtaret e tij se nuk po e dhënë maskimin, e në qendër të kritikave ka qenë prape sulmuesi Kamberi, shkruan Edinburghnews. Por kjo nuk ishte e gjitha. Me vone është bërë edhe një takim mes përfaqësueseve të klubit, trajnerit dhe Kamberit i cili ka zgjat vetëm 5 minuta. Takimi është ndërpre pasi që Lenon ka vazhduar kritikat dhe fyerjet e tij, ndërsa Kamberi ka lëshuar takimin duke kërkuar të largohet nga ekipi Skocez. Ai me njëherë ka bashkuar gjerat nga dollapi i tij dhe është nisur drejt banesës, raportojnë mediat skoceze. Por i menjëhershëm ka qene reagimi i drejtuesve të ekipit, duke kërkuar nga Kamberi të kthehet ne ekip, ngase Lenon do të shkarkohet në rast se ju ktheheni prapa, gjë edhe qe edhe ndodhi. Kujtojmë Kamberi i ishte bashkuar fillimisht Hibernian ne janarin e vitit 2018 si huazim 6 mujor nga ekipi zviceran Grasshopper, ku gjate kësaj periudhe kishte shkëlqyer duke qene me meritori për kualifikimin e Hibernian në garat evropiane. Dhe atëkohë cilësohej si një nga lojtaret me të mirë ne Skoci. Gjate afatit kalimtar të verës ai u ble nga ekipi zviceran dhe Kamberi pati deklaruar “Lenon është arsyeja pse unë jam prape këtu sot”. Shtat larti Kamberi Fforme jashtëzakonshme kishte edhe ne fillim te sezonit 2018-2019. Në anën tjetër për Kamberin kane shpreh interesim, Derby C., Bristol city, Atalanta, Sevila dhe West Ham dhe RB Leipzing, etj. Te diellin Hibernian pa Lenon fituan 3-1 si mysafir i St. Mirren, Kamberi luajti 90 minutat ndërsa debati se kush kishte të drejt Kamberi apo Lenon po vazhdon ende ne rrjetet sociale.