[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ekipi i specializuar për kërkim-shpëtim nga KEK-u arrinë në minierën e Artanës



Sot në minierën e Artanës ka ndodhur një aksident ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy minatorë.Me këtë rast, Ekipi i specalizuar në fushën e kërkim-shpëtimit të BIPMKZ nga KEK-u ka arritur në vendngjarje.

Aktualisht, shtabi emergjent ku po merr pjesë edhe Drejtori i BIPMKZ së KEK-ut, Milazim Plakaj, janë duke përgatitur ekipin për nxjerrjen e dy viktimave.

“u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri i cili po ashtu është në vend ngjarje, në emër të korporatës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që në aksidentin e sotëm humbën më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Menu Title