[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edona Llalloshi me dhuratë të veçantë për Anton Qunin



“Të priftë e mbara ministër 138 herë” Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi ia bëri një dhuratë të veçantë Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni.

Ajo i dhuroi vulën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhuratë të cilën Edona e kishte pranuar nga i ndjeri Rugova në vitin 2002 dhe një stilograf të veçantë.

“Gjatë karierës sime shumë vjeçare kam marrë çmime, mirënjohje,dhurata…por më e veçanta dhuratë e zemrës ishte kjo që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova ma dhuroj në vitin 2002. Sot, këtë dhuratë në shenjë respekti ndaj tij dhe institucionit të cilin e udhëheqë ai dhurova Ministrit të Mbrojtjes Z.Anton Quni.

Të priftë e mbara Ministër 138 herë.”, shkroi Edona krahas fotografive.

 

Menu Title