.
×

Edi Rama interesohet për gjendjen e Vuçiqit, e thërret në telefon



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar për dy ditë me radhë në spitalin ushtarak në Serbi pas problemeve me zemër.

Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për media gjatë mbrëmjes së djeshme se Vuçiq ka dalë nga spitali dhe se gjendja e tij është përmirësuar.Ajo ka deklaruar se një numër i madh i liderëve botëror janë interesuar për gjendjen e Vuçiqit.

Ndër të tjerash, nga zyra e presidentit serb thonë se Vuçiq ka pranuar edhe një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.“Presidenti pranoi një numër të madh mesazhesh nga presidentët e botës Macron, Anegla Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik”, ka deklaruar këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviq.

Ajo, po ashtu, ka thënë se presidenti i Francës, Emanuel Makron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë shqetësuar për gjendjen e Vuçiqit.Kujtojmë se të shtunën u raportua se Vuçiq u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemër. Nuk është sqaruar ende saktë se çfarë ka ndodhur me presidentin e Serbisë.