.
×

Edhe Turqia njeh Ushtrinë e Kosovës



Pas SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës, edhe Turqia zyrtarisht e “njeh” transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, shkruan Botapress.info

Përmes një deklarate të Ambasadës turke në Kosovës, Turqia thekson, se si vend ballkanik dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, konsideron se ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transforimin e FSK-së në ushtri, janë e drejt sovrane, po ashtu e mirëpret edhe qëndrimin e autoriteteve kosovare se tranformimi i FSK-së është proces që pritet të merr vite.

“Po ashtu tranformimi të përfshijë të gjitha komunitetet që janë edhe përcaktim i Kushtetues, dhe në koordinim me NATO-n t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetin në rajon. Turqia po ashtu mbështetë edhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në deklaratë, shkruan Botapress.info