.
×

Edhe Shpend Maxhuni do të intervistohet rreth deportimit të gylenistëve



Botapress 29 Tetor – Pas 9 orësh, ka përfunduar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Kryetari i këtij Komisioni, deputeti Xhelal Sfeçla tha se ka edhe persona të tjerë të cilët priten të intervistohen.

“Në mesin e tyre është edhe drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni”, tha deputeti i Vetëvendosjes.

Shpend Maxhuni në kohën e deportimit të 6 shtetasve turq ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, pozitë nga e cila është shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj pikërisht për aferën e “gylenistëve”.

Më pas, Maxhuni është emëruar në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi./kallxo.com/