.
×

Edhe serbët i bashkohen ISIS-it, babai kërkon ndihmën e shtetit për ta kthyer djalin



Prindërit e një serbi po kërkojnë që qeveria serbe të bëjë diçka për ta kthyer prapa djalin e tyre në Jemen. Jusuf Gagiq, babai i Muhedin Gagiq tha për të përditshmen serbe Vecernje Novosti se nuk e ka parë djalin e tij për 12 vite. “Dimë që është në Jemen, asgjë më shumë. Ishte me ne në Gjermani, përderisa nuk takoi disa arab, të cilit ishin vehabi me siguri. Ata e morën atë nga jeta jonë”, tha ai. Nëna e tij thotë se shpreson që ai të jetë I sigurt, dhe le të zgjedh ku dëshiron të shkojë pastaj.