.
×

Edhe PSD kundër që Hashim Thaçi t’i prijë dialogut me Serbinë



Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, ka thënë se ata janë kundër që Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë.“E kemi përvojën me Thaçin edhe si kryeministër edhe në pjesën e dialogut. Ai ka qenë jotransparent dhe kuvendi kurrë nuk ka qenë i njoftuar rreth procesit të dialogut sa ai e ka drejtuar”, ka thënë Topalli, njofton Klan Kosova.“Nuk është i përshtatshëm për dialog dhe jemi kundër që ai t’i prijë dialogut me Serbinë”.

 

Sipas Topallit me rëndësi është që të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kush i prinë këtij procesi është më pak me rëndësi.“Me rëndësi që të kemi dialog, që të diskutojmë, cilat janë interesat dhe kërkesat tona në raport me Serbinë, më pastaj vjen kush e udhëheq dialogun. Thaçi nuk është i përshtatshëm për shkak të gabimeve që ka bërë”.“Madje ka një konsensus që Thaçi të mos i prijë këtij procesi”.