[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe partitë politike kanë “frikë” prej zgjedhjeve të reja!  



Dalja në zgjedhje të reja tashmë ka nisur t’i frikësoj partitë politike për dy arsye. E para numri i ultë i pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, dhe së dyti nëse partitë do të arrijnë ta ruajnë apo edhe ta ngritin përqindjen e votave nga zgjedhjet e kaluara.

 

 

Lirie Hajdari-Botapress, 13 tetor

 

Në pamundësi që të arrihet ndonjë marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik, presidentja e vendit Atifete Jahjaga i ka “kërcënuar”  liderët politikë se nëse vazhdojnë të sillen deri në pafundësi pa arritur ndonjë marrëveshje për krijimin e institucioneve, atëherë ajo do të shpallë zgjedhje të reja. Opsionin e presidentes për zgjedhje e ka konfirmuar të premten lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili për herë të parë ka bërë publike një deklaratë të presidentes të zhvilluar në takime me dyert të mbyllura me liderët politikë.

Por, shkuarja në zgjedhje të reja, veç partisë në pushtet, po përjashtohet nga gjitha subjektet tjera politike. Me arsyetimin se zgjidhja e kësaj situata mund të arrihet me debat në Kuvendin e Kosovës, përfaqësues të partive të mbledhur në Koalicionin LANV, nuk besojnë se zgjedhjet e reja janë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

driton-selmanaj-kdi

                                  Driton Selmanaj nuk beson se vendi do të shkoj në zgjedhje

Dalja në zgjedhje të reja tashmë ka nisur t’i frikësoj partitë politike për dy arsye. E para numri i ultë i pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, dhe së dyti nëse partitë do të arrijnë ta ruajnë apo edhe ta ngritin përqindjen e votave nga zgjedhjet e kaluara. Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Driton Selmanaj nuk beson se vendi do të shkoj në zgjedhje, për faktin se sipas tij, dispozitat kushtetuese i kanë përcaktuar katër raste se kur vendi mund të shkoj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Kjo krizë aktuale politike në vend nuk i ka lënë Presidentes së vendit hapësirë kushtetuese që vendin ta dërgoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Selmanaj për “Botapress”.

Nga ana tjetër, ai vlerëson se nëse partitë shkojnë në zgjedhje rezultati i tyre varet nga qasja e subjekteve politike, por nuk përjashton mundësinë që nëse subjektet garojnë të vetme në zgjedhje asnjëra nga to nuk do të arrijë t’i siguroj votat e marra nga zgjedhjet e 8 qershorit.

“Nëse hipotetikisht do të kemi veprime politike të subjekteve politike që në përputhje me dispozitat kushtetuese do ta qonin vendin në zgjedhje, atëherë rezultati i tyre do të varej nga qasja e subjekteve politike në ndërtimin e koalicioneve parazgjedhore dhe emrat e kandidatëve që do të përfshiheshin në listat zgjedhore. Nëse subjektet politike do të garonin si  të vetme në zgjedhje, atëherë kam përshtypjen se asnjëra nga to nuk do t’i ketë votat e 8 qershorit 2014”, tha Selmanaj për “Botapress”.

Ndërsa Rasim Alija, nga organizata D4D, konsideron se partitë do duhej të ishin të gatshme për një proces tjetër zgjedhor, për faktin se janë vetë ato të cilat po ja hapin rrugën zgjedhjeve të reja, dhe besoj pavarësisht prej hezitimit te tyre te gjitha partitë do te jene ne gjendje te marrin pjese ne garën elektorale. Ndërsa sa i përket ruajtjes se përqindjeve, ai tha se ato do të varet nga tri elemente, së pari reflektimi i votuesve për bllokadën e 4 muajve, se dyti koalicionet parazgjedhore, e ne fund edhe dalja e votuesve ne zgjedhje ne rast se do te kishim te tilla. “Në rast koalicioni ndërmjet LDK – AAK – NISMA, dhe hyrja në garë me një liste të përbashkët, atëherë NISMA edhe do mund të mbijetonte, në secilin rast tjetër që Nisma të shkoj e vetme në zgjedhje atëherë gjasat reale janë që të mos mund ta kalojë pragun, pasi numri i votave me të cilat e ka kaluar pragun në zgjedhjet e qershorit është minimal, dhe kjo e rrezikon se tepërmi”, tha Alija për ‘Botapress”. Në anën tjetër, ai tha se do të kishim probleme të mëdha me një listë të përbashkët të këtyre tri partive në përcaktimin e emrave që do kandidonin, do rriteshin pakënaqësitë brenda partive dhe do kishim një dyzim të elektoratit, i cili do mund të prodhonte edhe rezultate jo shumë të favorshme për këto parti. “E vetmja derë shprese për mbajtjen ose eventualisht një rritje minimale të votave për partitë politike, është një mobilizim i madh i elektoratit, i cili në bindjen time është vështirë të ndodhë”, u shpreh Alija për “Botapress”.

Menu Title