.
×

Edhe Nurije Kuklecaj demanton votën e saj, thotë se nuk ka votuar më 19 Nëntor



 

 

Ka vazhduar reagimet dhe demantimet e qytetarëve të komunës së Istogut të cilët janë habitur kur kanë parë emrat e tyre në listën e votimeve e që në fakt nuk kanë votuar fare, raporton Botapress.

Një demantim i pjesëmarrjes në votim e bën edhe Nurije Kuklecaj e cila thotë se ka votuar herën e parë me kusht ndërkaq herën e dytë nuk ka votuar fare.

Ajo ka treguar se jeton në Salzburg të Austrisë dhe ka dhënë edhe numrin personal, adresën dhe numrin e telefonit.

Ftohen edhe qytetarët e tjerë të Istogut të cilëve u ështrë manipuluar vota e tyre që të demantojnë këtë formë të manipulimit të votës së tyre.