[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe një shtet i Evropës planifikon mbylljen për shkak të Covid-19



Ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë Kostadin Angelov tha sot se ai i ka propozuar qeverisë të vendosë një bllokim në mënyrë që të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.

Vendi renditet i pari sa i përket përqindjes së njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19 në Evropë dhe numri i rasteve të reja mbetet i lartë, mbi 4 mijë në ditë.

Për të ngadalësuar përhapjen e virusit, Angelov kërkon mbylljen e të gjitha shkollave, kopshteve, restoranteve dhe dyqaneve, duke përjashtuar dyqanet e ushqimit.

“Restorantet do të lejohen të dërgojnë ushqim, por klubet e natës, objektet për kalimin e kohës së lirë dhe ato sportive do të mbyllen gjithashtu”, tha ministri i Shëndetësisë në një konferencë shtypi.

Ndërkohë, ai gjithashtu do t’i kërkojë qeverisë të zgjasë situatën e jashtëzakonshme të pandemisë deri në fund të marsit 2021.

Ndryshe, masat e reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 27 nëntor.

 

Menu Title