.
×

Edhe një ndarje në estradën shqiptare?!



 

Historia e dashurisë se reperit Stresi me bukuroshen Kejsi ka qënë në qëndër të vëmëndjës së mediave prej disa kohësh. Çifti u fejua në fillim të këtij viti dhe shumë shpejt folën dhe për martesën. Por para se ajo të ndodhte u përfolën gjatë për ndarje.

Ishte Stresi që atë kohë shuajti thashethemet duke postuar një foto me Kejsin e duke i shprehur dashurinë e ata tashmë janë të martuar zyrtarisht pasi vetë Kejsi na ka treguar se është pjesë e familjes Lushaj.

Por një detaj po i çudit fansat, detaj i cili ka bërë që ata të mendojnë se mes Kejsit dhe Stresit ka një krizë. Ata kanë fshirë çdo gjurmë si çift nga rrjetet sociale dhe përveç se nuk kanë asnjë fotografi së bashku, Stresi nuk e ndjek më Kejsin në ‘Instagram’. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një reagim të Stresit./BP/