[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe një i lënduar nga aksidenti ku mbetën tre të vdekur



Akidenti i sotëm ndërmjet kamionit dhe një veture la tre persona të vdekur dhe një të lënduar. Lëndime ka pësuar shoferi i kamionit i cili aktualisht po trajtohet në QKUK.

Kamioni e kishte goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën, shkruan Express.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Ferizaj, Agim Gashi, ka konfirmuar për Express se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e askidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut, ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Ndryshe rruga për Shkup ishte bllokuar për disa orë dhe qytetarët përdorën rrugë alternative për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Menu Title