.
×

Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale



Botapress 24 Shkurt – Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë ftuar për intervistim Fatmir Brajshorin, të njohur si Tushi. Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, vetë Brajshori, që ka deklaruar se nuk e di nëse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.

Brajshori ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.

“Nga Tribunali i Hagës kam marrë një ftesë për intervistim, duke mos u precizuar, në jam i dyshuar apo dëshmitar dhe unë Fatmir Brajshori kam vendosur, fare të mos i përgjigjem kësaj ftese ngaqë nuk e pranoj dhe nuk e njohë Gjykatën Speciale të Hagës apo si quhet ajo. Në faktë, më poshtë do të shkruaj arsyet , se përse nuk do t‘i përgjigjem kësaj ftese, dhe besoj kur t‘i lexoni këto gjëra, do kuptoni që: Kjo Gjykatë është ngritur nga armiqtë e kombit shqiptarë Kjo gjykatë bazohet në thashetheme dhe jo në fakte dhe argumente”, ka shkruar ai./