.
×

Edhe një deputet i PDK-së del kundër taksës, ja cili është ai!



Botapress, 21 Shkurt – Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të reflektojë për taksën dhe të mos e presë letrën e tretë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të përmbajë kritika më të rënda. Haxhiu ka thënë se duhet të ruhet partneriteti me SHBA-në dhe kjo, sipas tij, mund të arrihet duke pezulluar taksën për 120 ditë, ashtu siç po bën thirrje shefi i tij, Kadri Veseli. “Nëse e shikojmë në aspektin strategjik dhe ngjarjeve të fundit, brenda një muaji kemi dy letra të Donald Trumpit ndaj Kosovës dhe është çështje që duhet të reflektohet. Nuk do të duhet të pasohej letra e tretë. Ne duhet ta ruajmë këtë partneritet pasi e kemi një kaluar të vështirë dhe fal partneritetit kemi arritur lirinë”, ka thënë Haxhiu. “[Haradinaj] Është i vetëdijshëm që duhet ta ruajë këtë partneritet. Nëse janë kushtet [heqja e taksës] që kanë vendosur partnerët tanë atëherë duhet të ketë reflektim”, ka shtuar Haxhiu. Duke folur për qeverisjen e Haradinajt dhe insistimin e tij për mos heqje të taksës, Haxhiu nuk e ka quajtur krizë të koalicionit qeveritar. “Nuk konsideroj se është në krizë. Mund të ketë mospajtime, por nuk mund të konsideroj se është në krizë. Janë mospajtime të mëdha. Për taksën ka pasur pajtueshmëri se si duhet të përfundojë kjo çështje ka opsione të ndryshme. Kam dëgjuar nga analistët se pezullimi i taksës për 120 ditë. Është situatë që i jep zgjidhje këtij problemi pasi çështja e taksës ka filluar të marrë premisa të grumbullimit të votave politike, por është me rëndësi që të mendojmë për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Haxhiu