[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe në futbollin e Kosovës do të lejohen deri në 5 zëvendësime gjatë një ndeshje



Duke qëndruar në vijë të njëjtë me vendimin e FIFA-s, Komisioni i Gjyqtarëve ka aprovuar ndryshimin për numrin e zëvendësimeve gjatë një ndeshje futbolli në kohën e pandemisë COVID-19.

FIFA kishte kërkuar ndryshime te rregulli i zëvendësimeve, duke iu lejuar skuadrave që të kenë të drejtën e pesë zëvendësimeve gjatë një ndeshje në kohën e pandemisë së koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Ky ndryshim, fillimisht është aprovuar nga IFAB, dhe tani të njëjtin e ka pranuar edhe Komisioni i Gjyqtarëve në Kosovë.

Andaj, në Superligën e Kosovës dhe në Kupën e Kosovës, do të lejohen pesë zëvendësime gjatë një ndeshje, por ato duhet bërë në tri mundësi.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Ditë më parë IFAB e ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar. Ky ndryshim është bërë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ajo do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, ashtu edhe në kampionat, ngase kjo do t’u mundësojë skuadrave ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim.

 

Menu Title