[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Edhe Limaj kundër Haradinajt, thotë se ka ardhur koha që të heqim taksen ndaj Serbisë



Botapress, 5 Prill – Taksa ndaj mallrave serbe është kryefjala e artikulimit politik në Kosovë. Ndërkombëtarët vijojnë të shtojnë presionin ndaj Prishtinës për ta detyruar atë të heq tarifën, që e konsiderojnë pengesën kryesore të dialogut Kosovë-Serbi. Qeveria dhe kryeministri Haradinaj nuk kanë ndryshuar qëndrim duke theksuar se kushti është njohja nga Serbia. Por sipas zv/kryeminsitrit Fatmir Limaj tashmë ka ardhur koha që taksa të hiqet dhe të bisedohet mes dy vendeve pasi ajo e arriti një pjesë të qëllimit të saj. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Limaj tha gjithashtu se Serbia duhet të njohë realitetin dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Menu Title