.
×

Edhe Komuna e Pejës ndalon organizimin e garave me kafshë



Pas komunave të Rahovecit dhe Vushtrrisë, edhe Komuna e Pejës ka ndaluar organizimin e garave me kafshë. Sipas njoftimit, Komuna ka lëshuar Urdhëresë me datën 21 janar dhe çdo subjekt që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij dokumenti do të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri në 5 mijë euro, sipas Ligjit në fuqi.

“Me këtë urdhëresë ndalohet vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licencë, operimi kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me të cilën largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit, importimi dhe shitja e kafshëve agresive në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, transportimi i kafshëve pa certifikatë, tregtimi i kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore, organizimi i garave në të cilat testohet fuqia apo shpejtësia e kafshës me ç’rast kafsha mund të pësoj dhembje, lëndime, apo ngordhje apo bënë organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe përdorimi i substancave për kafshë që marrin pjesë në gara të cilat nuk janë të përcaktuara me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.

Vendimi i komunës së Pejës për ndalimin e garave me kafshë.

Për zbatimin e Urdhëresës do të përkujdeset Drejtoria për Inspektim, ndërsa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.