.
×

Edhe Gjilani marshon sot kundër Jabllanoviqit dhe mbrojtjes së Trepçës



Edhe Gjilani do t’i bashkohet sot marsheve të fundit që po organizohen kundër deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, dhe mbrojtjes së ndërmarrjes Trepça.

Kështu bëhet me dije edhe përmes një emaili për media që ka dërguar dega e Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjilan, e cila shkruan se do ta përkrah protestën e kësaj të premte.

Në njoftim thuhet se ky marsh protestues nis në ora 13:00, nga Universiteti “Kadri Zeka”.

“Ky marsh organizohet nga studentët e Universitetit Publik ‘Kadri Zeka’ dhe organizatat e dala nga lufta, dhe përkrahet nga Qendra e Vetëvendosjes në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.