.
×

Edhe dy gra të kthyera nga Siria sot dalin para Gjykatës



Para Gjykatës Themelore në Prishtinë sot do të dalin edhe dy gra të kthyera nga Siria. Express merr vesh se seanca pritet të fillojë nga ora 13:00. Të njejtat për disa ditë kanë qenë të hospitalizuara.

Ato janë duke u hetuar për veprat penale “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grupe terroriste” nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Bashkim ose Pjesëmarrja në Ushtrinë ose Policinë e Huaj jashtë territorit të Kosovës”.

Autoritetet kosovare në mesnatën e së premtes dhe së shtunës kanë riatdhesuar 110 kosovarë nga zonat e luftës në Siri përfshirë katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, nëntë prej të cilëve kanë humbur prindërit në luftë./