.
×

Edhe Duda Balje feston 28 Nëntorin, poston foton me flamur



Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, u është bashkuar të gjithë shqiptarëve në festën për nderë të 28 nëntorit ‘Ditës së Flamurit’.

Në profilin e saj zyrtar, Duda Balje, ka ndryshuar fotografinë e saj të profilit, duke vendosur në të flamurin kuq e zi dhe një mbishkrim përmes të cilit uron 28 nëntorin.

E në përshkrimin e kësaj foto Balje ka shkruar “Sepse unë festoj me Ju”.