.
×

Edhe boshnjakët protestojnë më 29 shtator, kundër Thaçit



Botapress 22 Shtator-Partia Evropiane e Aksionit Demokratik, e komunitetit boshnjak në Kosovë, ka i paralajmëruar që do ta mbështet “Protestën për të ndaluar Presidentin Hashim Thaçi, për të copëtuar territorin e Kosovës”.

“Kështu, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka caktuar datën 29 Shtator, ne si ESDA ju bashkëngjitmi kësaj proteste dhe ftojmë qytetaret se sa ma masovikisht t’i përgjigjen protestës dhe me 29 shtator t’i kërkojmë dorëheqjen Thaçit”, ka thënë Hilmo Kandiç, kryetar këtij subjekti politik.

Ai ka thënë se, tashmë njerëzit janë të vetëdijshëm për lojërat e ndyra të Thaçit që po i bën në kurriz të sovranitetit të shtetit dhe këtij njeriu tanimë i kanë dalë në sipërfaqe mashtrimet shumë vjeçare.

“Këto protesta do të kenë përkrahje të madhe qytetare dhe mbesin e vetmja formë për të ndaluar Presidentin Thaçi. Po ashtu jemi te bindur se protestat do të kenë një përkrahje  shumë të fuqishme dhe do të jenë madhështore. Është përgjegjësi e çdo qytetari pa dallime politikë e etnike, të mbroj dhe ruaj territorin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ne si ESDA ju bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, e sidomos qytetarëve të Kosovës që me 29 shtator të protestoj në mënyrë dinjitoze e paqësore”, ka thënë Kandiç./BP/