.
×

Edhe Besnik Tahiri reagon ndaj propagandave të mediave serbe



Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka reaguar poashtu ndaj propagandës së mediave serbe ndaj kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Ishte Haradinaj i pari që reagoi ndaj këtyre propagandave të mediave që janë të afërta me presidentin serb Aleksandër Vuqiç.

Tahiri në reagimin e tij ka thënë se Ramush Haradinaj është cak i shpifjeve në serbi pasi që ka pasur një qëndrim burrështetasi ndaj Vuçiqit.

“Në një përballje mes Gjeneralit dhe një Marionete të Tabakut në sherbim të Sheshelit, i turpëruar do të dalë vet Vuciqi”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Disa media në Serbi gjatë gjithë mandatit e me intensitet në rritje në dy javët e fundit janë duke u marrë me Kryeminstrin Haradinaj duke shpifur e sajuar lajme të ndryshme. Këto mediume të gjitha lajmet e rreme, i maskojnë në burime po ashtu të rreme.

Nuk ështē rastësi që Ramush Haradinaj është cak i të gjitha këtyre mediumeve dhe shpifjeve në Serbi. Kryeministri Haradinaj me qëndrimin prej burrështetasi dhe politikën parimore shtetërore, zhveshi paftyrësinë njerëzore dhe politike të Presidentit Vuciq, të trashëguar nga shkolla e babait të tij ideologjik, Millosheviq. Bota perendimore e kritikon Vuciqin për autoritarizëm dhe për instrumentalizim absolut të mediave.

Prandaj shpifjet e tilla, tregojnë që Presidenti Vuciq, përplasjen nuk e sheh vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe personalisht mes Tij dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj. Sidoqoftë, në një përballje mes Gjeneralit dhe një Marionete të Tabakut në sherbim të Sheshelit, i turpëruar do të dalë vet Vuciqi. Asgjë nuk e ndalon Ramushin, as lajmet e rreme, as dosjet e shpifura, as fushatat propaganduese serbe si kjo.