.
×

Edhe Adriatik Kelmendi i ka dy fjalë për zhvillimet në Vetëvendosje



 

Adriatik Kelmendi autori i emisionit Rubikon është përfshirë në debatet dhe zhvillimet në Vetëvendosje.

Kelmendi ka thënë se deklarimet se Albin Kurti do të kthehet në krye të Vetëvendosjes janë një huqje e madhe.

Ja postimi I Adriatik Kelmendit në Facebook:

 

 

 

Një huqje e madhe po ndodh ndërkohë:

Albin Kurti asnjëherë deri më tash nuk ka thënë se do të kandidojë për kryetar.

Madje, ai publikisht edhe në Rubikon më ka thënë se nuk do të kandidohet më për kryetar të “Vetëvendosjes!”.

Të gjithë po flasin për kandidimin e tij, derisa ai tash e 3 vjet s’ka folur asnjëherë për mundësinë e kandidimit.

Çka nëse nesër kur të flet, të thotë se nuk do të kandidojë edhe të angazhohet për një kandidat konsensual, të pranueshëm për të gjitha palët?!

Si do ta shikojnë njëri-tjetrin në sy këta që po shahen ndërmjet vete me fjalët më të rënda e që më së shumti po e dëmtojnë partinë që e kanë ndërtuar bashkë?!