[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E zuri vendin e bashkëshortit në listë, votat e gruas së Rexhep Selimit në Aqarevë



 

Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është votuar edhe në vendlindjen e bashkëshortit të saj, shkruan Gazeta Botapress.

Selimi në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt ka arritur që të marrë 14 vota, nga 27 vota sa mori gjithsej VV’ja në këtë fshat.E më shumë se Selimi, në Aqarevë u votua Vjosa Osmani (29), Glauk Konjufca (19) dhe Hysni Mehani (17).

Këto rezultate janë nga numërimi i votave nga formularët e publikuar nga KQZ’ja për dy vendvotime në fshatin Aqarevë.

Aktualisht Rexhep Selimi është duke u mbajtur në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

I njëjti dyshohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Gruaja e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit e zuri vendin e bashkëshortit në listën e VV’së, duke marrë kështu numrin 10 në listë, që historikisht e mbante burri i saj.

VV’ja doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me mbi 47% të votave pas numërimit të votave të përgjithshme. /Botapress/

Menu Title