[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E vjedhin veturën e 50 mijë eurove, shkaktojnë aksident duke ikur



Një person ka raportuar në polici se dy të dyshuar e kanë marrë veturën e tij dhe nga Mitrovica e Jugut kanë ikur në drejtim të Mitrovicës së Veriut Rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë, ku ankuesi ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë marrë veturën e tij në vlerë prej 50 mijë eurosh.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar meshkuj kosovarë ja kanë marrë veturën e ti me targa të Zvicrës dhe se te njëjtit kanë ikur në drejtim të Mitrovicës së Veriut. Sipas ankuesit vlera e veturës është 50.000 €uro”, njofton policia.

Gjatë rrugës, të dyshuarit kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e vjedhur. “E njëjta veturë ka shkaktuar aksident trafiku në Zveçan. Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor për shkak të aksidentit dërgohen në mbajtje”, thekson policia./

Menu Title