.
×

E vërteta pas fotos që po ”çmend” të gjitha mamatë e reja, përse kjo grua vendosi një dorezë mbi barkun e vajzës së saj



Nga momenti kur një grua sheh dy vija në testin e shtatzënisë, të cilat shënojnë një ndryshim thelbësor në jetën e saj, e çdo sekondë në vazhdim, gjithçka merr kuptim tjetër. Prioriteti i parë bëhet fëmija, bashkë me gjithë emocionet që përshkojnë një nënë si frika, pasiguria, dëshpërimi, ankthi, përgjegjësia e dashuria e pakufizuar që kapërcen çdo gjë.

Melissa Dykstra, një mama e re asutraliane e kishte dëgjuar dhe lëxuar më parë këtë gjë, por do ta provonte në lëkurën e saj vetëm një muaj më parë kur solli në jetë vajzën e saj Olivia. Për estetisten e re në moshë, tanimë gjithçka rrothullohet rreth vajzës së saj të parë dhe i duhet të heq dorë nga shopping gjithë ditën me shoqet, fundjavat jashtë, por edhe gjëra bazike si për shembull një dush i gjatë dhe çlodhës. Por ajo ka gjetur një mënyrë shumë të thjeshtë për t’u shkëputur disa minuta nga e bija, sa herë që ka nevojë të ushqehet apo edhe të pushojë paksa, një mënyrë që ka çmendur të gjithë mamatë në rrjete sociale.

Gjithçka lindi si një eksperiment i thjeshtë, por që po rezulton shumë i suksesshëm. Ajo mbush një dorezë me ujë të ngrohtë dhe e vendos mbi barkun e vogëlushes Olivia, në mënyrë që të ndjejë dorën e ngrohtë të mamasë teksa e përkëdhel. Ideja është pëlqyer nga mijëra mama që e kanë përgëzuar për këtë gjë në rrjete sociale, duke shpërndarë foton e saj mbi 12 mijë herë, të cilat e kanë provuar edhe me fëmijët e tyre. Në qoftë se ju pëlqen, mund ta proovni edhe ju.