[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E vërteta e raporteve Rugova-Jashari (Foto)



Është folur dhe përfolur nëpër popull se ish Kryetari i Kosovës tashmë i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka qenë asnjëherë me bë homazhe tek varret e Jasharajve në Prekaz, shkruan Kosovarja.

Madje disa zëra kanë thënë se të ndjerët Dr. Ibrahim Rugova dhe Heroi i Kombit Adem Jashari, nuk kanë pasur raporte të mira mes vete.

Mirëpo sot gjatë lajmeve të Klan Kosovës, Skënder Zogaj ka dhënë një intervistë ku ai i mohon të gjithë këta zëra, duke thënë se Dr. Ibrahim Rugova dhe Heroi Adem Jashari, janë takuar në aeroport dhe janë përshëndetur me fytyra të qeshura, duke bërë me dije se mes tyre ka pasur raporte të mira.

Tutje, Z. Zogaj tha se Heroi Legjendar Adem Jashari e ka mbajtur fotografinë e Dr. Ibrahim Rugovës në shtëpinë e tij./Kosovarja/

Skënder Zogaj në Klan Kosova duke dhënë intervistë:

Menu Title