.
×

“E tradhtuat Kosovën”, kryeministrja serbe kapet keq me protestuesit në Serbi



Një grup nacionalistësh në Serbi e kanë fishkëlluar kryeministren serbe, Ana Brnabic, derisa ajo po mbante një fjalim në Orasac në një ceremoni ku po shënohej dita e Shtetit.

Këta protestues mbanin në duar flamujt e lëvizjeve nacionaliste në Serbi, Dveri dhe Nasi, duke kënduar “Tradhti”, “E tradhtove Kosovën”, shkruan N1.

Protestuesit u acaruan edhe më shumë gjatë fjalimit të Zheljka Cvinanoviq, president e i Republika Srpskas  në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjithashtu edhe në momentin kur u përmend emri i presidentit, Aleksander Vucic, protestuesit kanë fishkëllyer dhe kanë brohoritur kundër tij.

E gjithë këto fishkëllima kanë nxitur reagimin e Brnabicit.

“Sot kur po festojmë për paraardhësit tanë dhe po tregojmë unitet në luftën për një të ardhme më të mirë, kemi ende njerëz që fishkëllejnë”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Express.

Sipas saj ky është një problem i tyre.

“Sa më të fortë që do të jenë, aq më fortë do t’i luftojmë, fashizmi kurr nuk do të fitojë mbi Serbinë”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

E presidenti i lëvizjes ‘Nasi’, Ivan Ivanoviq, ka thënë se njerëzit po protestojnë sepse “Brnabic dhe Vuçiq e kanë tradhtuar Kosovën”.