.
×

E tmerrshme: Si u përdhunua në prani të fëmijëve ish-luftëtarja dhe veteranja e UÇK-së Elbasane Nikçi nga Peja?



Botapress, 12 Tetor

Një rrëfim ekskluzive për Botapress i Elbasane Nikçit, ish-ushtares së UÇK-së dhe veteranes e cila u përdhunua nga persona të panjohur më 5 shtator të vitit 2016!

 

Çdo njeri ka një tregim të vetin të jetës. Por këto tregime apo rrugëtime të jetës për dikë janë më të bukura e për dikë më të vështira.

Elbasane Nikçi e ka nisur rrugëtimin e saj drejti lirisë së Kosovës duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Edhe pse e re në moshë, ajo veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u bë ushtarja më e re në Brigadën e Rugovës, shkruan Botapress.

Në ditarin e jetës së saj, koha e luftës është e shënuar me shkronja të arta e të lavdishme. Ajo ishte ushtare e Kolonel Tahir Zemajt. Për këtë veprimtari të saj flasin mjaft dokumente e fotografi.

Për meritat e luftës ajo ka marrë edhe certifikatën e veteranes së UÇK-së.

 

 

Rrëfimi për natën e tmerrshme të 5 shtatorit 2016!

 

Por përfundimi i luftës në Kosovë nuk ishte edhe përfundim i vuajtjeve të Elbasane Nikçit. Që në moshë të re krijoi familje, lindi dy fëmijë, djalë e vajzë, u nda nga bashkëshorti dhe mori rrugën e mërgimit, për në Francë.

Megjithatë Elbasania nuk ia ktheu shpinën vendlindjes, Pejës, atdheut Kosovës. Ajo vinte shpesh për të vizituar qytetin e saj të lindjes e atdheun për të cilin  ka luftuar.

Por gjithëçka do të besonte por se do t’i ndodhte më e keqja në shtëpinë e saj në Pejë, në fillim të shtatorit të vitit 2016, këtë nuk do ta besojë Elbasanja.

Në një rrëfim ekskluziv për Botapress, Elbasane Nikçi tregon për ankthin dhe tmerrin që përjetoi më 5 shtator të vitit 2016.

“Ishtë ora 1 e natës…Një qetësi e rëndë kishte kapluar Pejën dhe shtëpinë time. Një orë pas mesnate të gjithë ishim në gjumë. Kur po mendoja edhe unë të mbyllja sytë për të fjetur në gjumë, u dëgjua një rrapëllime e fortë ted era…Më kaploi frika…Isha vetëm në shtëpi me fëmijët e vegjël.

Persona të maskuar mu vërsulën si bisha ….Nga britma u zgjuan fëmijët….Në shtëpi po ndodhte hataja, krimi, përdhunimi….

I gjithë ky tmerr po ndodhte nga persona të maskuar dhe në prani të fëmijve të mi… Vetëm vdekjen e kam kërkuar në ato momente.  Më e rëndë se vdekja ishte tmerri i përdhunimit që përjetova në shtëpinë time më 5 shtator të vitit 2016, në ora 1 të pasmesnates….

 

Larg Kosovës, e dërmuar dhe e zhgënjyer…

 

Elbasane Nikçi është larguar nga Kosova me zemër të plagosur. Ajo sot jeton në Francë dhe me dëshirë nuk do të fliste për këtë tmerr të jetës së saj.

Fëmijve të saj dëshiron t’ua fshijë nga mendja dhe kujtesa tmerrin e natës së 5 shtatorit të vitit 2016 duke u folur më shumë për shkollën, për jetën në Francë…

Ajo sot jeton me plagë në zemër….Ajo kërkon drejtësi.

E drejtësinë e munguar në Kosovë po e kërkon në Francë, ne shtetin e lirisë e demokracisë evropiane. /Botapress