[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E tmerrshme: I prenë fytin për një vajzë…(FOTO)



“Meritojnë të dy burgimin përjetë”. Prokurorja Irene Lilliu ka kërkuar sot në gjykatën e Krimeve të Rënda të Pesaro-s (Itali) dënimin me burgim të përjetshëm për Igli Metën e Marijo Memën, të dy 20-vjeçarë, të akuzuar për vrasjen e Ismail Lulit.

baneri-2015

“Një ekzekutim, sipas prokurores, i bërë me gjakftohtësi dhe brutalitet, dhe i përfunduar në mënyrën në mizore të mundshme. Të pandehurit kanë treguar indiferencë ndaj vlerës së jetës. Kjo ishte një vrasje vullnetare e rënduar nga paramendimi dhe torturat, që u pasqyrua me fshehjen e kufomës. Ata përgjigjen edhe për shpërndarje të substancave narkotike. Por të dy, kanë kontribuuar plotësisht në vrasje. Të dy e kanë mohuar të vërtetën”

1 ditë më parëSkandal:Burri e mbyt gruan me shkop gatimi

Të pandehurit Igli Meta dhe Marijo Mema

 

Debora Luli, nëna e viktimës, tha se e mirëpriti kërkesën e prokurorisë, ndërsa e ëma e Marjos ka vënë duart e saj mbi fytyrë, kur dëgjoi kërkesën për burgim të përjetshëm dhe u largua duke qarë.


Viktima Ismail Luli

Vrasja ndodhi më 19 korrik në kodrat e komunës Sant’Angelo in Vado. Ishte një hakmarrje kundër Ismailit, i cilësuar fajtor se kishte pasur një lidhje sekrete me të dashurën e Igli Metës, Ambra.

Pasi ishte informuar nga një mik i përbashkët për tradhtinë, Igli Meta ka menduar si të vinte në jetë hakmarrjen.

Igli e pranoi fillimisht në gjykatë vrasjen, ndërsa më pas akuzoi bashkëpunëtoriin e tij Marijo se ishte ai që i preu fytin Ismailit, duke qenë se vetë ai nuk ta bënte kurrë një gjë të tillë.

Seanca e radhës ku do të flasin avokatët mbrojtës do të mbahet më 30 Mars, ndërsa dënimi është parashikuar të jepet më 12 prill, raportojnë mediat lokale.

Menu Title