.
×

E thotë Behgjet Pacolli: Kjo do të jetë kryetema e takimit të Parisit, më 1 korrik



Botapress, 29 Prill-Ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka theksuar se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë është kryetema e takimit të shpejtë në Paris.

Pacolli në një status në llogarinë e tij në Facebook ky takim do të jetë ndihmesë për procesin e udhëhequr nga komisionerja Mogherini.

“Nën lidershipin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimor është e garantuar. Njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, është kryetema e takimit të shpejtë në Paris nën mbikëqyrjen e dy liderëve, që do të jetë ndihmesë për procesin e udhëhequr nga komisionerja Mogherini”, ka shkruar në Facebook, Behgjet Pacolli.