[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E tash, ta bëjmë LDK-në fituese në Prizren!



Afërdita Morina-Biffar Anëtare e Kryesisë së degës së LDK-së Prizren

E kam thënë shumë shpesh e nuk do të rreshti ta them: Ne, Lidhja Demokratike e Kosovës jemi parti e Lirisë dhe Demokracisë së brendshme. Ne jemi të lirë sepse jemi të përgjegjshëm, ne jemi të përgjegjshëm sepse jemi të lirë. Parimi i përgjegjësisë na ka mbledhur e na mban të bashkuar në rrugën e trasuar nga lideri yne historik dr. Ibrahim Rugova dhe kot të tjerët priten me padurim që neve të na shembet strumbullari ! Ne marrim përgjegjësi para gjithë atyre veprimtarëve, aktivistëve, anëtarëve dhe qytetarëve qe besojnë në demokracinë e vërtet dhe i nënshtrohemi mirëfilli procesit zgjedhor demokratik të brendshëm, sepse vetëm kështu mund të marrim pastaj përgjegjësi para qytetarëve. Marrim përgjegjesi për të mos u dhënë paqe mashtrimeve, dështimeve, klientelizmit, krimit dhe korrupsionit. Marrim përgjegjësi për të mbrojtur me çdo çmim demokracinë ! Marrim përgjegjësi për të përgatitur alternativën e ringritjes së fuqishme të Lidhjes Demokratike në Prizren.

Një moment përgjegjësie është zgjedhja demokratike e kryetarit dr. Haxhi Avdylit dhe ekipit të ri drejtues të LDK-se ne Prizren.

Kryetari I ri I deges,secili prej nesh,secili prej anëtarëve të Kryesisë së re të partisë , çdo kryetar i nëndegëve, secili prej të zgjedhurve të çdo niveli nga sot e tutje duhet të jemi pranë qytetarëve të Prizrenit, për t’i dëgjuar, për t’i mbështetur, që ata të kuptojnë e të ndjejnë se nuk janë vetëm në braktisjen e madhe që u ka bërë pushteti aktual, se Lidhja Demokratike e Kosoves është me ta, për të ndaluar bashkë me ta të keqen e për të ndërtuar së bashku shpresen ! U shprehi falenderimet më të sinqerta të gjithë delegatëve të Kuvendit Zgjedhor, qw me votën e tyre me kane renditur ne pesëshen e më te votuarve të anëtarëve të kryesisë së re të degës.

Fillimin e aktivitetit tim politik ne LDK se kam lidhur asnjëherë me një karrige të caktuar, aq me pak me interesat apo komoditetin personal. Mendoj shumë më gjerë se komoditeti im. Mendoj se që nga sot ajo që na duhet neve në LDK ne Prizren, është një strategji vepruese, aktive dhe shumë konkrete për të sjellë fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ajo duhet të mbështetet në idealet dhe shpresat për një demokraci të vërtetë dhe qeverisje te mire. Si e tillë duhet të arrijë të depërtojë në zemrat e qytetareve, të rizgjojë shpresat e tyre në shuarje për demokraci dhe llogaridhënje të të zgjedhurve ndaj zgjedhesve .

LDK në Prizren duhet të konkretizojë objektivat e programit të saj me politika afatshkurta dhe afatgjata zhvillimi për të gjitha fushat që garantojnë permirësim të kualitetit të jetës së qytetarëve të komunës tonë. Vota e Juaj, të nderuar delegatë, na obligon që të punojm me zell dhe perkushtim të madh, në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët; t’a bëjmë LDK-në fituese në Prizren ! Me besim, me bashkim, me arsye na priftë e mbara në sfidat e reja drejt fitores …

Menu Title