.
×

E shitën tek bandat e drogës, historia e kësaj vogëlusheje do t’ju përlot



Një vajzë me aftësi të kufizuara nga Filipine prej vitesh është e detyruar të lypë në rrugë pasi nëna e saj e ka shitur atë në një bande droge.

Vajza, e njohur vetëm si Anabelle, u rrah keq nga tutorët e saj në mënyrë që të ngjallte keqardhje tek kalimtarët në qytetin Bacolod në bregun veriperëndimor të Negros Island në Filipine.
Anabelle, 7-vjece u shpëtua përfundimisht nga një organizatë e cila e pa në rrugë dhe mori përsipër ta kuronte në spital.

Anabelle vuan nga sëmundja e rrallë gjenetike Crouzon Syndrome, e quajtur edhe dysostosis kraniofacial kongjenitale.

Kjo shkakton bashkimin e parakohshëm të eshtrave të kafkës, duke çuar në keqformime të fytyrës dhe karakterizohet nga sytë e fryrë.

Nëna e saj nuk mund të kujdesej për Anabellën dhe gjashtë vëllezërit e motrat e saj, kështu që ajo shiti vajzën në një bandë droge, që përfitoi nga pamja e Anabelle, shkruan albeu.com.

Ajo më në fund u mor nga Fondacioni Kalipay Negrense, një organizatë që shpëton fëmijët filipinas të kapur në trafikim dhe shfrytëzim.

Atje, historia e saj preku zemrën e vullnetarit Gonzalo Erize nga Argjentina, i cili premtoi se me kursimet e tij do të ndihmonte Anabellën për tu operuar.

Z. Erize tha: Unë jam gati t’i jap Anabellës mundësinë për një jetë më të mirë, ku mund të luajë pa dhimbje dhe të jetojë denjësisht”.