[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E rëndë: Nënë e bijë humbin jetën nga Covid-19



Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i viktimave si pasojë e COVID-19.Mediat në Shqipëri kanë raportuar të mërkurën se në spitalin e Tiranës “Shefqet Ndroqi”, sot kanë vdekur nënë e bijë nga Librazhdi.

Fillimisht ka vdekur 93-vjeçarja, kurse pas katër orësh edhe vajza e saj.

“Balkanweb” shkruan se nëna ishte 93 vjeç, kurse e bija 71.Deri më tash, në Shqipëri kanë vdekur 1332 qytetarë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë prekur mbi 73.000 veta, transmeton Botapress.info

Menu Title