.
×

E pysin nëse u pendua që mori prindërit në Tajlandë, Tayna jep përgjigjen prekëse



Tayna është kthyer në një ndër reperet më të njohura e të komentuara të momentit, këngët e së cilës janë kthyer në hite, dëgjohen ngado dhe kanë thyer rekorde klikimesh në Youtube

Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ajo ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, siç ka bërë edhe së fundmi.

Në profilin e saj, Tayna ka publikuar foto nga pushimet në Tajlandë, ku shkoi e shoqëruar së bashku me prindërit.

Mirëpo, teksa i përgjigjej pyetjeve në Instastory, njëri prej ndjekësve e pyet reperen nëse është penduar që ka marrë prindërit me vete dhe jo shoqërinë apo ndonjë shok.

Këngëtarja është përgjigjur “  Nuk ka ma “shok” se babi edhe ma “shoqe” se mami n’jete”

Tayna së fundmi ka publikuar këngën  KCE.