.
×

E pabesueshme! Ja cfarë veshë Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara



Vizitë te fëmijët emigrantë dhe Melania Trup vesh xhaketën me mbishkrimin më të papërshtatshëm

 

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është kritikuar për zgjedhjen e xhaketës, që e kishte veshur gjatë një udhëtimi për të vizituar fëmijët emigrantë në një qendër në Teksas.

 

Zonja Trump, është parë e veshur në xhaketën në pjesën e pasme të së cilës shkruhej në formë grafiti: “Në të vërtetë nuk po mërzitem, po ju?”

Zëdhënësi i saj ka thënë se nuk kishte asnjë mesazh të fshehur në xhaketën e zonjës së parë, e megjithatë kjo veshje e markës Zara që kushton 39$ ka nxitur debat të ashpër në rrjetet sociale.

 

Ndërsa bashkëshorti i saj Presidenti Donald Trump, më vonë ka shkruar në Instagram se gruaja e tij me atë xhaketë iu referohej Lajmeve të Rrejshme në Media.